Appointment-System of the German Foreign Office — Tirana

Return Continue




Viza për qëllime "Studimi ose programe bursash"

Lutemi të rezervoni datën dhe orën e aplikimit përlkatës për qëllim studimesh në Gjermani, sapo të jetë e qartë që ju do të merrni apo e keni marrë konfirmimin e pranimit në një institucion të arsimit të lartë në Gjermani.

Rezervojeni takimin aq kohë përpara sa të mund të realizoni në kohë regjistrimin tuaj në universitet në Gjermani. Koha e përpunimit mes aplikimit për vizë dhe lëshimit të vizës zakonisht zgjat katër javë. Në raste të veçanta mund të ndodhë që koha e përpunimit të kërkesës të jetë dukshëm më e gjatë se kaq. Ambasada nuk ka asnjë ndikim në një rrethanë të tillë.

Udhëzime të përgjithshme:

Kur të paraqiteni në Ambasadë konfirmimi i pranimit në shkollën e lartë duhet të dorëzohet së bashku me dokumentat e tjera, sikurse  bëhen të ditura në fletën e informacionit.

Jeni i/e lutur që ditën e aplikimit të sillni të renditur me vete një formular të plotësuar pa mangësi, pashaportën tuaj të udhëtimit, dy fotografi dhe të gjithë dokumantacionin e listuar në fletën e informacionit.

Për qëndrimin në Gjermani do të duhet të dëshmoni mjete financiare të mjaftueshme. Këtë mund ta bëni ndër të tjera përmes çeljes së një llogarie bankare të bllokuar (Sperrkonto) në Gjermani.  Udhëzimet për llogarinë bankare të bllokuar mund t’i gjeni në faqen tonë të internetit në linkun: https://tirana.diplo.de/al-de/service/05-VisaEinreise/-/2078308

Lutemi mbani në konsideratë që që prej këtij momenti do të pranohen vetëm llogari bankare të bllokuara me një shumë vjetore prej 10.332 Euro (shuma e bllokuar mujore është në vlerën  861,00 Euro).

Në kuadër të aplikimit për vizë jeni të lutur të sillni me vete edhe një siguracion për shëndetin, i vlefshëm që prej ditës të hyrjes në territorin gjerman, me një kohëzgjatje prej  të paktën 3 muajsh. Siguracioni i shëndetit duhet të dëshmojë një vlerë mbulimi minimal prej 30.000.

Presim me kënaqësi takimin me ju. 




Return Continue

this may take a few moments ...
Your request is being processed ... please wait ... refreshing this page will delay your booking.