Appointment-System of the German Foreign Office — Tirana
Return Continue
Lutemi të rezervoni këtu takimin e aplikimit tuaj, nëse kërkoni të aplikoni për një vizë për Qëllime të ndryshme (që nuk i përkasin asnjë kategorie). Ju jeni pjese e kësaj kategorie nëse:
- keni në plan një punësim si Au-Pair në Gjermani
- dëshironi të bëni një shërbim vullnetar në Gjermani, p.sh. vit social për shërbim vullnetar
- dëshironi të punoni si kërkues shkencor,
- dëshironi të bëni një praktikë apo hospitim në Gjermani,
- dëshironi të jeni një sipërmarrës i vetëpunësuar në Gjermani, ose
- keni një qëllim tjetër, i cili nuk është parashikuar shprehimisht në një kategori më vete.
Lutemi të verifikoni më parë nëse nuk bëni i përkisni një kategorie tjetër. Takime për qëllime të tjera nuk do të pranohen në këtë kategori.
Ambasada siguron takime të mjaftueshme në intervale periodike për rezervim të drejtpërdrejtë. Jeni të lutur që takimin tuaj të aplikimit ta rezervoni jo më herët se tre muaj përpara fillimit të planifikuar të qëndrimit, sepse përndryshe aplikimi juaj nuk do të mund të përpunohet.
Lutemi të vendosni të dhënat tuaja personale në përputhje me të dhënat në pasaportën tuaj me gërma latine. Adresa e e-mail-it që regjistroni duhet të jetë e vlefshme, pasi në këtë adresë do të merrni konfirmimin e takimit tuaj. Ditën e takimit pranë Sektorit të Vizave sillni ju lutem një variant të printuar të këtij e-mail-i, në të kundërt aplikimi për vizë nuk mund të pranohet.
Ditën e takimit sillni ju lutem një formular aplikimi të plotësuar në mënyrë të plotë, pasaportën tuaj, 2 fotografi dhe të gjithë dokumentacionin e renditur sipas fletës përkatëse të informacionit. Nëse qëllimi juaj është i tillë, që për të nuk përshtatet asnjë fletë informacioni, jeni i/e lutur të informoheni paraprakisht me email, se cilat dokumente duhet të dorëzoni. Afati i përpunimit të aplikimit nga dita e takimit deri në ditën e marrjes së një vendimi zgjat zakonisht gjashtë deri në dymbëdhjetë javë. Në raste përjashtimore koha e përpunimit mund të jetë më e gjatë. Në këtë Ambasada nuk ka ndikim.
Në tabelën e takimeve ju mund të rezervoni një takim të lirë sipas zgjedhjes suaj (më të afërtin, ose nëse dëshironi një më të vonshëm). Zgjidhni një ditë dhe një afat kohor (p.sh.11.00 - 11.30). Lutemi për mirëkuptimin tuaj, që nuk mund të caktohen takime paraqitjeje më të hershme se ato që janë në tabelë (as me e-mail apo fax). Për shmangjen e pritjes së panevojshme për ju dhe aplikantë të tjerë lutemi të paraqiteni në Ambasadë në mënyrë të përpiktë në fillim të afatit tuaj kohor (pra, për afatin kohor 11.00-11.30 në orën 11.00) dhe njoftoni ardhjen tuaj tek hyrja e Sektorit të Vizave 2 në rrugën Otto von Habsburg.
Lutemi të klikoni mbi „continue“, për të vijuar me rezervimin e takimit të aplikimit tuaj për vizë.
Return Continue
this may take a few moments ...
Your request is being processed ... please wait ... refreshing this page will delay your booking.