Appointment-System of the German Foreign Office — Tirana

Return Continue




Viza për "Punonjës të kualifikuar" (si edhe për njohje të kualifikimit / për formim profesional/ për kartën blu, lidhje me një partneritet për njohjen e kualifikimit)

Lutemi të rezervoni këtu një takim vetëm nëse kërkoni të aplikoni për një vizë me qëllim si punonjës i kualifikuar (si edhe për njohje të kualifikimit / për formim profesional). Jeni pjesë e kësaj kategorie nëse dëshironi të punoni në Gjermani si:  

  • punonjës i kualifikuar (me vërtetimin e njehsimit, vlerësimin e Konferencës së Ministrave të Kulturës (KMK) apo me ekstrakt nga ANABIN),
  • aplikant me kualifikim të lartë / për kartën blu në përputhje me kualifikimin tuaj
  • aplikant për formim profesional në Gjermani ,
  • aplikant në përpjekje për njohjen e kualifikimit profesional të përftuar jashtë vendit, ose
  • keni lidhur një partneritet për njohjen e kualifikimit me një sipërmarrje gjermane.

Takime për qëllime të tjera duhet të rezervohen në kategoritë e rezervuara për këto qëllime.

Ambasada siguron takime të mjaftueshme në intervale periodike për rezervim të drejtpërdrejtë. Jeni të lutur që takimin tuaj të aplikimit ta rezervoni jo më herët se tre muaj përpara fillimit të planifikuar të qëndrimit, sepse përndryshe aplikimi juaj nuk do të mund të përpunohet.

Lutemi të vendosni të dhënat tuaja personale në përputhje me të dhënat në pasaportën tuaj me gërma latine. Adresa e e-mail-it që regjistroni duhet të jetë e vlefshme, pasi në këtë adresë do të merrni konfirmimin e takimit tuaj. Ditën e takimit pranë Sektorit të Vizave sillni ju lutem një variant të printuar të këtij e-mail-i, në të kundërt aplikimi për vizë nuk mund të pranohet.

Ditën e takimit sillni ju lutem një formular aplikimi të plotësuar në mënyrë të plotë, pasaportën tuaj, 2 fotografi dhe të gjithë dokumentacionin e renditur sipas fletës përkatëse të informacionit. Kontratat e punës duhet të paraqiten në origjinal së bashku me një fotokopje. Afati i përpunimit të aplikimit nga dita e takimit deri në ditën e marrjes së një vendimi zgjat zakonisht gjashtë deri në dymbëdhjetë javë. Në raste përjashtimore koha e përpunimit mund të jetë më e gjatë. Në këtë Ambasada nuk ka ndikim.

Në tabelën e takimeve ju mund të rezervoni një takim të lirë sipas zgjedhjes suaj (më të afërtin, ose nëse dëshironi një më të vonshëm). Zgjidhni një ditë dhe një afat kohor (p.sh.11.00 - 11.30). Lutemi për mirëkuptimin tuaj, që nuk mund të caktohen takime paraqitjeje më të hershme se ato që janë në tabelë (as me e-mail apo fax). Për shmangjen e pritjes së panevojshme për ju dhe aplikantë të tjerë lutemi të paraqiteni në Ambasadë në mënyrë të përpiktë në fillim të afatit tuaj kohor (pra, për afatin kohor 11.00-11.30 në orën 11.00) dhe njoftoni ardhjen tuaj tek hyrja e Sektorit të Vizave 2 në rrugën Otto von Habsburg.

Lutemi të klikoni mbi „continue“, për të vijuar me rezervimin e takimit të aplikimit tuaj për vizë




Return Continue

this may take a few moments ...
Your request is being processed ... please wait ... refreshing this page will delay your booking.