Appointment-System of the German Foreign Office — Tirana

Return Continue




Viza për "bashkim familjar"

Lutemi të rezervoni këtu datën/orën e aplikimit tuaj, nëse kërkoni të aplikoni për një vizë me qëllim "Bashkim familjar". Aplikimet, për një kategori tjetë, nuk do të pranohen.

Ambasada do të vëre në dispozicion, në periudha të herëpasherëshme kohore, mjaftueshem takime të cilat mund të rezervohen vetë nga aplikuesi. Jeni të lutur të rezervoni takimin tuaj jo më herët se tre muaj para fillimit të qëndrimit tuaj, në të kundërt aplikimi juaj nuk do të mund të përpunohet.

Lutemi të hidhni të dhënat tuaja personale në përputhje me të dhënat në pashaportën tuaj me gërma latine. Adresa e-mail që regjistroni duhet të jetë e vlefshme, pasi këtu do të merrni një e-mail me konfirmimin e datës/orës suaj të paraqitjes. Ditën e paraqitjes pranë Sektorit të Vizave sillni ju lutem një variant të printuar të këtij e-mail-i, në të kundërt aplikimi për vizë nuk mund të realizohet.

Ditën e aplikimit sillni ju lutem edhe një formular aplikimi të plotësuar pa mungesa, pashaportën tuaj të udhëtimit, 2 fotografi dhe të gjithë dokumentacionin e renditur sipas fletës së informacionit.

Në tabelën e orareve ju mund të rezervoni një datë/orë të lirë sipas zgjedhjes suaj (më të afërtin, ose nëse dëshironi një më të vonshëm). Zgjidhni një ditë dhe një segment orar (p.sh. ora 08.00 - 08.30). Lutemi për mirëkuptimin tuaj, që nuk mund të caktohen data/orare paraqitjeje më të hershme se ato që janë në tabelë (as me e-mail apo fax). Për shmangien e pritjes së panevojshme për ju dhe aplikantë të tjerë lutemi të paraqiteni në Ambasadë në mënyrë të përpiktë në fillim të segmentit tuaj orar dhe njoftoni në hyrjen e Sektorit të Vizave 2 në rrugën Otto von Habsburg.

Lutemi të klikoni mbi „continue“, për të vijuar me rezervimin e datës/orës së aplikimit tuaj për vizë.




Return Continue

this may take a few moments ...
Your request is being processed ... please wait ... refreshing this page will delay your booking.