Appointment-System of the German Foreign Office — Tirana

Please choose an area

Viza për Gjermaninë

Mirëseerdhët në sistemin e caktimit të datës së aplikimit  në Ambasadën Gjermane në Tiranë!

Rezervimin e takimit mund ta realizoni personalisht në mënyrë të thjeshtë e të shpejtë këtu. Caktimi i takimit është pa kosto.

Për të caktuar në datë aplikimi ju nevojiten:

- të dhënat tuaja personale (mes të tjerash numri i pashaportës së udhëtimit)
- një adresë email e vlefshme, e cila është e tillë të paktën deri në datën e aplikimit dhe është e aksesueshme nga ju

1. Lutemi të plotësoni të gjitha të dhënat njësoj si në pashaportën e udhëtimit dhe me gërma latine
2. Për çdo aplikues duhet lënë një datë/orar aplikimi më vete
3. Ju mund të rezervoni një datë/orar aplikimi vetëm për një arsye udhëtimi

Sistemi ynë lejon vetëm një regjistrim. Çdo aplikues (edhe fëmijët) kanë nevojë për një datë/orë paraqitjeje të mëvetshme. Aplikimet e mangëta nuk mund të pranohen.

Regjistrimi në listën e pritjes së termineve (datë/orar) të mëvonshme

Në kategoritë:

- Shofer profesionist në transportin tregtar të mallrave (vetëm me leje drejtimi të BE-së ose shqiptare për kategoritë C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE)

regjistrohuni ju lutem në listën e pritjes së termineve. Për aplikime sipas § 26 II të Urdhëresës së Punësimit (Ballkani Perëndimor) NUK është i mundur rezervimi direkt i termineve.

Të interesuarit janë të lutur të regjistrohen në kategorinë e duhur.

Në kategoritë

- Lidhje martesore (regjistrimi bëhet në kategorinë bashkim familjar)
- Tërheqje e bashkëshortit/es (regjistrimi bëhet në kategorinë bashkim familjar)
- Tërheqje e fëmijës (regjistrimi bëhet në kategorinë bashkim familjar)
- Bashkim me fëmijën gjerman (regjistrimi bëhet në kategorinë bashkim familjar)
- Chancenkarte (Viza për Kërkim i një vendi pune)
- Mjek
- Au Pair (në familjet pritëse)
- Formim profesional
- Karta Blu e BE/Aplikantë me kualifikim të lartë
- Punonjës i kualifikuar sipas ligjit për imigrimin e punonjësve të kualifikuar FEG
- Infermierë – edhe në proces njohjeje (JO për ndihmës-infermierë)
- Vizitë kërkimore
- Vit social për shërbim vullnetar
- Praktikë/Hospitim (nga 6 muaj)
- Ndjekje shkolle
- i vetëpunësuar
- Kurs gjuhe (nga 6 muaj)
- Studime/bursë studimesh

Ambasada ofron mundësinë e rezervimit direkt të tikemeve. Nëse këto data/orare janë të zëna do të keni mundësinë më vonë për të rezervuar një të tillë. Personat, të cilët rezervojnë një takim në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë.

Lutemi të rezervoni një datë/orar aplikimi, vetëm nëse dispononi të gjithë dokumentacionin sipas fletëve tona të informacionit. Aplikimet e mangëta nuk mund të pranohen.

Lutemi të hiqni dorë nga pyetjet individuale lidhur me datën e re të aplikimit, pasi kërkesa të tilla për fat të keq nuk mund të marrin përgjigje. Qëndroni të informuar rreth gjendjes përmes faqes sonë të internetit.

Pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë  duhet të paraqiteni  domosdoshmërisht personalisht në datën/orën e rezervuar. Adresa e Ambasadës Gjermane në Tiranë është:

Rruga Skenderbej 8, 1001 Tirana

Përpara rezervimit të datës/orës së paraqitjes do t’Ju luteshim që fillimisht të lexoni me kujdes informacionet rreth procedurave të aplikimit për vizë. Këto informacione mund t’i gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane në Tiranë www.tirana.diplo.de

Në rast se nuk mund të paraqiteni në takimin e caktuar jeni të lutur ta anuloni atë. Në këtë mënyrë Ju ndihmoni në mbarëvajtjen e procesit dhe planifikimit të takimeve.

Përshëndetje miqësore,
Ambasada Gjermane në Tiranë

Continue