Appointment-System of the German Foreign Office — Tirana
Please choose an area
Mirëserdhët në sistemin e caktimit të takimit në Ambasadën Gjermane në Tiranë!
Rezervimin e takimit mund ta kryeni këtu personalisht në mënyrë të thjeshtë e të shpejtë. Caktimi i takimit është pa pagesë.
Për të caktuar një datë takimi ju nevojiten:
- të dhënat tuaja personale (mes të tjerash numri i pasaportës)
- një adresë email-i e vlefshme, e cila është e tillë të paktën deri në datën e takimit dhe është e aksesueshme nga ju
1. Lutemi të plotësoni të gjitha të dhënat njësoj si në pasaportë me gërma latine
2. Për çdo aplikues duhet lënë një takim aplikimi më vete
3. Ju mund të rezervoni një takim vetëm për një arsye udhëtimi
Sistemi ynë lejon vetëm një regjistrim. Çdo aplikues (edhe fëmijët) kanë nevojë për një takim të veçantë. Aplikimet e paplota nuk mund të pranohen.
Regjistrimi në listën e pritjes së takimeve të mëvonshme
Punonjës të kualifikuar me miratim paraprak sipas § 81a A të Ligjit për të Huajt regjistrohuni ju lutem në listën e pritjes së takimeve.
Për aplikime sipas § 26 II të Urdhëresës së Punësimit (Ballkani Perëndimor) NUK është i mundur rezervimi direkt i takimeve.
Në kategoritë
- Lidhje martese (regjistrimi bëhet në kategorinë bashkim familjar)
- Tërheqje e bashkëshortit/es (regjistrimi bëhet në kategorinë bashkim familjar)
- Tërheqje e fëmijës (regjistrimi bëhet në kategorinë bashkim familjar)
- Bashkim me fëmijën gjerman (regjistrimi bëhet në kategorinë bashkim familjar)
- Chancenkarte (Viza për Kërkim i një vendi pune)
- Mjek (regjistrimi bëhet në kategorinë punonjës të kualifikuar)
- Au Pair (regjistrimi bëhet në kategorinë qëllime të ndryshme)
- Formim profesional (regjistrimi bëhet në kategorinë punonjës të kualifikuar)
- Karta Blu e BE-së/Aplikues me kualifikim të lartë (regjistrimi bëhet në kategorinë punonjës të kualifikuar)
- Punonjës i kualifikuar (regjistrimi bëhet në kategorinë punonjës të kualifikuar)
- Infermierë – edhe në proces njohjeje (JO për ndihmës-infermierë) (regjistrimi bëhet në kategorinë punonjës të kualifikuar)
- Vizë me qëllim kërkim shkencor (regjistrimi bëhet në kategorinë qëllime të ndryshme)
- Vit social për shërbim vullnetar (regjistrimi bëhet në kategorinë qëllime të ndryshme)
- Praktikë/Hospitim (mbi 6 muaj) (regjistrimi bëhet në kategorinë qëllime të ndryshme)
- Sipërmarrës i vetëpunësuar (regjistrimi bëhet në kategorinë qëllime të ndryshme)
- Shofer profesionist në transportin tregtar të mallrave (vetëm me leje drejtimi të BE-së ose shqiptare për kategoritë C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE)
- Punësim afatshkurtër sipas kontingjentit të §15d BeschV
- Kurs gjuhe (mbi 6 muaj)
- Studime/bursë studimesh
- Ndjekje shkolle
- Working Holiday (jo për shtetasit shqiptarë)
Ambasada ofron mundësinë e rezervimit direkt të takimeve. Nëse këto takime janë të zëna për periudhën e vënë në dispozicion, ju do të keni mundësinë të rezervoni një takim më vonë. Personat, të cilët rezervojnë një takim në kategorinë e gabuar, nuk do të lejohen të aplikojnë.
Lutemi të rezervoni një takim vetëm nëse dispononi të gjithë dokumentacionin sipas fletëve tona të informacionit. Aplikimet e paplota nuk mund të pranohen.
Lutemi të hiqni dorë nga pyetjet individuale lidhur me takimet, pasi kërkesa të tilla nuk mund t’iu kthehet përgjigje. Qëndroni të informuar rreth gjendjes përmes faqes sonë të internetit.
Pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë duhet të paraqiteni patjetër personalisht në takimin e rezervuar.
Përpara rezervimit të takimi do t’ju luteshim që fillimisht të lexoni me kujdes informacionet rreth procedurave të aplikimit për vizë. Këto informacione mund t’i gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane në Tiranë www.tirana.diplo.de
Në rast se nuk mund të paraqiteni në takimin e caktuar jeni të lutur ta anuloni atë. Në këtë mënyrë ju ndihmoni në mbarëvajtjen e procesit dhe planifikimit të takimeve.
Me respekt
Ambasada Gjermane në Tiranë