Appointment-System of the German Foreign Office — Skopje

Return New Appointment




Lista për termine sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor

Këtu mund të regjistroheni për rezervimin e një termini për aplikim për vizë sipas § 26 II të Rregullores për Punësim. 

Ju lutemi regjistrohuni vetëm nëse i plotësoni kushtet për aplikim sipas “Rregullores për Bakllkanin Perëndimor”. Një përmbledhje të dokumenteve të nevojshme mund të gjeni këtu.

Lista e pritjes për termine për muajin e rradhës do të  aktivizohet çdo muaj. Periudha e regjistrimit zgjatë reth 2 javë.

Një gjenerues i rastësishëm, i kontrolluar nga kompjuteri, nga të gjithë të regjistruarit, do të zgjedhë në një procedurë lotarie se cili nga personat do të marrë termin për aplikim.

Të gjitha regjistrimet marrin pjesë në short, pavarësisht se kur janë bërë ato. Prandaj, një regjistrim i hershëm nuk ka përparësi ndaj një regjistrimi të mëvonshëm.

Nuk lejohen më shumë regjistrtime për një person. Nuk është e mundur të ndryshohen të dhënat pas regjistrimit.  Nuk lejohet dhënia e terminit një personi tjetër. Përfshirja e palëve të treta (p.sh. një agjencie) nuk është e nevojshme dhe nuk sjell asnjë përparësi. Ju lutemi merrni kohën e duhur për t'u regjistruar në sistem, dhe sigurohuni që të dhënat që keni shënuar të jenë të sakta dhe korrekte.

Hyrja në Zyrën e vizave – edhe nëse keni një termin të konfirmuar – do të lejohet vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit përputhen plotësisht me ato të regjistrimit për termin.

Regjistrimet që nuk kanë marrë një termin, në fund të muajit do të fshihen. Të gjithë personat që nuk kanë marrë njoftim për termin deri në fund të muajit, nuk kanë rezultuar të suksesshëm në procedurën e shortit (lotarisë) dhe mund të regjistrohen në listën e termineve  për muajin në vijim. Ju lutemi përmbahuni nga pyetjet përmes emajlit. Për të marrë pjesë në procedurën e shortit për termine në muajin e radhës, nevojitet regjistrim i ri.

Pasi të jeni regjistruar në listën e pritjes, do të merrni një konfirmim të automatizuar përmes emajlit me numrin Tuaj të regjistrimit. Sapo të jetë i disponueshëm një termin, Ju do të merrni një emajl të dytë me datën dhe kohën e saktë të terminit Tuaj. Ju lutemi regjistrojunii me adresën tuaj personale të postës elektronike dhe sigurohuni që të merrni emajlet tona, pasi që komunikimi bëhet ekskluzivisht përmes postës elektronike. Përndryshe, Ju rrezikoni që të mos merrni njoftime dhe kështu të humbni terminin të caktuar nga Ambasada. Dhe kjo do të ishte vetëm përgjegjësia Juaj.

Ju lutemi kini parasysh se të dhëna jo të plota dhe të gabuara gjatë regjistrimit, do të thotë që nuk do t’Ju lejohet  hyrja në Zyrën e vizave. Në veçanti emri dhe mbiemri si edhe numri i pasaportës Suaj duhet të jenë të sakta dhe të përputhen plotësisht me dokumentet Tuaja të vlefshme. Ju nuk mund të korrigjoni të dhënat në lidhje me regjistrimin, por duhet të anuloni regjistrimin, dhe pastaj të regjistroheni përsëri me të dhëna të sakta.

Autorizimi i një personi të tretë për të rezervuar një termin nuk është as i nevojshëm dhe as i kuptimtë.

 




Return New Appointment

this may take a few moments ...
Your request is being processed ... please wait ... refreshing this page will delay your booking.