Appointment-System of the German Foreign Office — Tirana
Return New Appointment
Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj,
në faqen vijuese mund të regjistroheni në listën e pritjes për caktimin e një date/orari me qëllim aplikimin për një vizë për „Shofer profesionist“ në transportin tregtar të mallrave (vetëm me leje drejtimi të BE-së ose shqiptare për kategoritë C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE).
Ju duhet patjetër të regjistroni të dhënat tuaja në mënyrë korrekte dhe pa gabime, pasi hyrja në sektorin e vizave është e mundur vetëm nëse emri dhe të dhënat e pashapartës përputhen plotësisht. Pak pasi të jeni regjistruar në mënyrë të suksesshme do të merrni një email konfirmimi lidhur me rezervimin tuaj. Lutemi të verifikoni postën hyrëse (eventualisht edhe në Spam apo Junk, pa lejuar që të realizohet asgjësimi i menjëhershëm i saj).
Njoftimi me të dhënat e sakta rreth datës/orës së aplikimit do t’ju dërgohet rreth tre javë përpara kësaj date. Sigurohuni patjetër, që adresa email që keni dhënë gjatë regjistrimit të jetë funksionale deri në datën/orën e aplikimit. Në rast se ndryshoni adresën e email-it pas regjistrimit, do të duhet të bllokoni regjistrimin ekzistues dhe të regjistroheni sërish.
Lutemi të klikoni mbi „më tej“, me qëllim që të vijoni me regjistrimin tuaj për listën e pritjes për data/orare aplikimi për një vizë për „Shofer profesionist“ në transportin tregtar të mallrave (vetëm me leje drejtimi të BE-së ose shqiptare për kategoritë C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D ose DE).
Përshëndetje miqësore,
Ambasada Gjermane Tiranë
Return New Appointment
this may take a few moments ...
Your request is being processed ... please wait ... refreshing this page will delay your booking.